Parisienët për shopping në San Siro.
PSG e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri nën drejtimin e Christofe Galtier, por strategu francez ka kërkuar përforcime për merkaton e janarit.
Galtier ia ka kërkuar Khelaifit afrimin e një mbrojtësi cilësor, ndërsa gjatë verës PSG tentoi transferimin e Skriniar, por në fund sllovaku vendosi të qëndroj në Milano.
Inter ka nisur bisedimet me Skriniar për rinovimin e kontratës dhe sipas raportimeve të fundit PSG ka kthyer vëmendjen kah mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu.
Francezi po shkëlqen me fanellën e Rosonerëve dhe sezonin e kaluar u kurorëzua me titullin kampion.
Galtier e pëlqen shumë 22-vjeçarin dhe e ka piketuar atë si përforcimin ideal për skuadrën e tij.
Kalulu ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, ndërsa paga e tij aktuale është vetëm 500.000 euro në sezon.
Rosonerët i kanë ofruar pagë prej 2 milionë eurove në sezon, ndërsa PSG është e gatshme ti ofrojë 5 milionë euro në sezon.
Për ta bindur Milanin, PSG është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro për Kalulun në merkaton e janarit.
RedBird vështirë se do ta refuzoj një ofertë të tillë, pasiqë Kalulu u transferua në San Siro për vetëm 1 milionë euro.