Mourinho për shopping në Meazza.
Roma nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe Giallorosët renditen në pozitën e 6-të në Serie A pas 7 ndeshjeve të luajtura.
Mourinho e konsideron vijën e mbrojtjes si pikën më të dobët në skuadër dhe zgjidhjen e ka gjetur te Interi.
Special One e ka piketuar qendërmbrojtësin e Interit, Stefan De Vrij si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes.
Holandezit i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit dhe Roma synon afrimin e tij me parametra zero.
Drejtuesit e Romës pas Botërorit do të zhvillojnë takim me agjentin e De Vrij për të arritur marrëveshje që në merkaton e janarit.