Humbja ndaj Romës i kushton Inzaghit stolin.
Inter regjistroi humbjen e katërt në Serie A këtë sezon, pasiqë Neroaxurët u mposhtën nga Roma me rezultat 1-2.
Neroaxurët zhgënjyen përsëri me paraqitjen e tyre, ndërsa mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e Interit kanë vendosur që ta shkarkojnë Inzaghin, ndërsa vendin e tij do ta merr përkohësisht Dejan Stankovic.
Stankovic do të jetë një zgjidhje e përkohshme, ndërsa verën e ardhshme drejtimin e skuadrës pritet ta merr Diego Simeone.
Strategu argjentinas pritet të largohet nga Wanda Metropolitano dhe është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e Interit verën e ardhshme.