Inter ka gjetur pasardhësin e Skriniar në Spanjë.
Milan Skriniar është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pasiqë kontrata me Neroaxurët i skadon në fund të sezonit.
Sllovaku dëshiron largimin dhe drejtuesit janë të gatshëm ta shesin në janar për të mos e humbur në verë me parametra zero.
Portali spanjoll fichajes.net, shkruan se Marotta e ka gjetur pasardhësin e Skriniar te Valencia.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Mouctar Diakhaby i cili po shkëlqen nën drejtimin e Gattusos këtë sezon.
Diakhaby ka luajtur në 9 ndeshje këtë sezon, madje ka realizuar 2 gola, ndërsa kontrata me Valencian i skadon në fund të sezonit.
Valencia e bleu Dikhaby-n për 15 milionë euro dhe në janar klubi spanjoll është i hapur ta shesë për 5 milionë euro.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Diakhaby sipas të gjitha gjasave në janar do ta vesh fanellën e Interit.