Revolucion te Juventusi, epoka Conte nis me dy super përforcime.
Antonio Conte është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pas zërave për rikthimin e tij te Juventusi.
Biankonerët e kanë nisur sezonin e ri në mënyrë katastrofale duke u eleminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Serie A renditen në pozitën e shtatë.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër dëshirojnë rikthimin e Contes dhe për ta bindur atë Agnelli është i gatshëm të shpenzojë 120 milionë euro.
E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, shkruan se Juventus synon transferimin e Alessandro Bastonit dhe Milinkovic Savic verën e ardhshme.
Për të sigurar shërbimet e dyshes, Juventus do të shpenzojë 120 milionë euro, ndërsa Conte do të ketë në dispozicion lojtarët që i dëshiron ai.