Lajm i bujshëm, Benjamin Pavard transferohet në Serie A.
Mbrojtësi francez, Benjamin Pavard sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Bayerni në merkaton e janarit.
Pavard ka luajtur në 17 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 3 gola, por Nagelsmann preferon më tepër Mazraouin.
Pavard ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024 dhe është i pakënqur me statusin e tij, prandaj dëshiron largimin nga Allianz Arena.
Pavard e ka braktisur sot stërvitjen e Bayernit dhe francezi nuk flet fare me trajnerin Nagelsmann.
Calcio Mercato, shkruan se Juventus, Inter dhe Milan do të duelojnë në merkaton e janarit për shërbimet e Pavard.
Vlera aktuale e Pavard në treg është 30 milionë euro, por Bayerni është i hapur ta lërë të lirë për vetëm 20 milionë euro.