Lajm bombastik nga Italia, Massimiliano Allegri largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është njëri nga trajnerët më të përfolur pas rezultateve të dobëta këtë sezon.
Juventus është eleminuar nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve, ndërsa në Serie A, Biankonerët renditen në pozitën e 6-të.
Megjithatë Zonja e Vjetër ka regjistruar katër fitore rradhazi në Serie A dhe Agnelli ka vendosur tia besojë stolin Allegrit deri në fund të sezonit.
Në rast se Juventus nuk fiton trofe Allegri do të shkarkohet dhe sipas Calcio Mercato, 55-vjeçari mund ta merr në verë drejtimin e Interit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Beppe Marotta synon emërimin e Allegrit si trajner i Interit verën e ardhshme, në rast se Inzaghi nuk e fiton Scudetton.
Marotta dhe Allegri kanë punuar sëbashku gjatë periudhës te Juventusi nga viti 2014 deri në vitin 2019.