Lajm i bujshëm, Memphis Depay në janar te gjiganti italian.
Sulmuesi holandez, Memphis Depay pritet të largohet nga Barcelona në merkaton e janarit.
Depay ka luajtur vetëm 131 minuta këtë sezon dhe ka realizuar 1 gol, ndërsa kontrata me Blaugranët i skadon në fund të sezonit.
Holandezi nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe nga janari karrierën pritet ta vazhdojë në Itali.
Depay ishte i lidhur verën e shkuar me një transferim te Juventusi, por në fund operacioni nuk u realizua.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e Depay në merkaton e janarit.
Rosonerët e shohin Depay si një përforcim ideal për vijën e sulmit, pasiqë mund të luaj edhe në krah edhe në qendër të sulmit.
Për kartonin e holandezit Rosonerët do të paguajnë 5 milionë euro, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit.