Lajm bombastik, Olivier Giroud largohet nga Milani.
Olivier Giroud është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin por edhe kombëtaren e Francës.
Giroud ka realizuar 9 gola në 19 ndeshje me Milanin këtë sezon, ndërsa Botërorin e nisi me këmbë të mbarë duke realizuar 2 gola ndaj Australisë.
36-vjeçari ka barazuar rekordin e Thiery Henry prej 51 golave për kombëtaren e Francës dhe thyerja e këtij rekordi është vetëm çështje kohe.
Edhe pse 36-vjeç Giroud po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se francezi mund të largohet nga Milani në janar.
Sipas Calcio Mercato, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Giroud në merkaton e janarit.
Ten Hag e ka piketuar Giroud si pasardhësin ideal të Ronaldos dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm ti ofrojnë francezit dyfishin e pagës që merr te Milani.
Giroud aktualisht te Milani përfiton 4 milionë euro në sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në fund të sezonit.
Te Milan nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Giroud, por në rast se francezi kërkon largimin atëherë Rosonerët do të jenë të detyruar që në janar ta lënë të lirë.