Marrëveshja është arritur: Milan siguron përforcimin e parë për verën e ardhshme

Punë e kryer, Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë siguruar përforcimin e parë për verën e ardhshme.

E përditshmja italiane Tuttosport, shkruan se Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të Atalantës, Marco Sportiello.

Drejtuesit e klubit kuq e zi kanë vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën Tatarusanut dhe Mirantes.

Sa i përket Sportiellos, Rosonerët do ta transferojnë 30-vjeçarin me parametra zero dhe ai do të firmos kontratë deri në vitin 2025.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here