Interi dhe Reali kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.
Milan Skriniar është futbollisti më i përfolur te Interi, pasiqë kontrata me Neroaxurët i skadon në fund të sezonit.
Skriniar ishte pranë largimit nga Interi verën e kaluar, por në fund transferimi te PSG dështoi.
Javët e fundit është raportuar se Skriniar do ta rinovojë kontratën me Neroaxurët, por sipas raportimeve të fundit Reali synon transferimin e 27-vjeçarit në merkaton e janarit.
Carlo Ancelotti e pëlqen shumë qendërmbrojtësin sllovak dhe Los Blancos janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit kartonin e treshes Asensio, Odriozola dhe Nacho në këmbim të Skriniar.
Në rast se Inter nuk arrin marrëveshje me Skriniar për rinovimin e kontratës deri në janar, atëherë Neroaxurët do ta pranojnë ofertën e Realit, shkruan Calcio Mercato.