Lajm bombastik nga Italia, Andre Onana largohet nga Interi.
Portieri kamerunas, Andre Onana e ka nisur mjaftë mirë aventurën e tij te Interi, duke e mbajtur portën të paprekur në 7 ndeshje me Neroaxurët nga 21 gjithsej.
26-vjeçari vendosi ta vazhdojë karrierën në Itali, pas 6 sezoneve me fanellën e Ajaxit, ndërsa Inter e transferoi kamerunasin me parametra zero.
Onana ditët e fundit bëri bujë pas largimit të tij nga kombëtarja e Kamerunit, pasiqë trajneri Rigoberto Song vendosi ta largojë nga skuadra.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Onana mund të largohet nga Interi verën e ardhshme.
Sipas Calcio Mercato, Manchester United synon transferimin e Onanas verën e ardhshme, pasiqë David De Gea pritet të largohet nga Old Trafford.
Trajneri i United, Erik ten Hag, e ka piketuar Onanan si pasardhësin ideal dhe për kartonin e kamerunasit janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro, ofertë të cilën Interi vështirë se do ta refuzoj.