Lajm i bujshëm nga Italia, Zaha transferohet në Serie A me parametra zero.
Sulmuesi ivorian, Wilfried Zaha pritet të largohet nga Crystal Palace në fund të sezonit, pasiqë i skadon kontrata.
Zaha ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon duke realizuar 6 gola dhe 3 asistime, ndërsa interesimi për shërbimet e tij është i madh.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Zaha do ta vazhdojë karrierën në Itali.
Dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Roma do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e Zaha.
Zaha mund të luaj nga të dy krahët e sulmit, por edhe si qendërsulmues dhe do të ishte një superpërforcim.
Juventus apo Roma, mbetet ta shohim se cilën skuadër do ta zgjedh Zaha, por një gjë është e sigurt, ivoriani karrierën do ta vazhdojë në Itali.