Marrëveshja është arritur, Juventus siguron goditjen e parë për merkaton e janarit.
Juventus është rikthyer në pozitën e dytë në Serie A pas fitores ndaj Udineses me rezultat minimal.
Biankonerët nuk kanë pësuar gol në 8 ndeshjet e fundit dhe drejtuesit e klubit kanë gati dhuratën e parë për Allegrin.
Siç raporton Calcio Mercato, Juventus ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Benfikës, Alejandro Grimaldo.
Mbrojtësi spanjoll është në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë, ndërsa kontrata me Benfikën i skadon në fund të sezonit.
Grimaldo ka realizuar 3 gola dhe 5 asistime këtë sezon, ndërsa Juventus pritet të paguaj një shumë simbolike prej 5 milionë eurove për kartonin e tij.