Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Nicolo Barella është njeriu i momentit te Interi këtë sezon. Mesfushori italian po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 6 asistime në 23 ndeshje të luajtura.
Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por ky sezon mund të jetë i fundit për të në Meazza, pasiqë Real Madrid synon transferimin e tij në verë.
Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për kartonin e Barellas, ndërsa Marotta e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij.
Sipas Calcio Mercato, Marotta i ka piketuar dy kandidat që mund ta zënë vendin e Barellas.
I pari në shënjestrën e Marottas është mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister, i cili u shpall kampion Bote me Argjentinën.
Përveç paraqitjeve mbreslënëse në Botëror, Allister po shkëlqen edhe te Brighton, ku ka realizuar 7 gola në 17 ndeshje të luajtura.
Për të siguruar shërbimet e argjentinasit, Inter do të duhet të ofrojë më së paku 40 milionë euro.
Emri tjetër në shënjestrën e Marottas është mesfushori i Sassuolos, Davide Frattesi. Italiani ka realizuar 4 gola në 19 ndeshje këtë sezon dhe për të siguruar shërbimet e tij Neroaxurët do të duhet të paguajnë më së paku 35 milionë euro.