KAOS NË SERIE A: Pas Juventusit, një tjetër gjigant italian dënohet me heqje pikësh

Nuk mbaron me Juventusin, një tjetër gjigant italian rrezikon dënimin nga prokuroria. 

Juventusi është dënuar sërish nga Gjykata e Federatës Italiane të Futbollit për mashtrim me plusvalencat. Dënimi parasheh zbritjen e 15 pikëve nga renditja e Serie A për bardhezinjtë, nga 9 që kishte kërkuar prokurori i çështjes.

Por mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se një tjetër gjigant italian rrezikon dënimin e njejtë. Bëhet fjalë për Napolin që mund të dënohet me heqje pikësh pas dyshimeve rreth transfeirmit të Victor Osimhen.

Napoli po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Skuadra e Spalletti-t, pas humbjes me Inter-in, është kthyer në rrugën e fitoreve dhe e ka mbyllur fazën e parë të Serisë A me 50 pikë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e klubit.

Një ecuri mbresëlënëse, që dëshmon forcën që ka skuadra e trajnerit Spalletti. Për këtë di diçka Juventus-i, që është turpëruar në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur në Maradona.

Fitorja e radhës në kampionat ka ardhur kundër Salernitana-s dhe ka pasur për protagonist sulmuesin Osimhen. Mëgjithatë, nigeriani mund të përfshihet edhe në një çështje tjetër më pak të pëlqyeshme.

Në fakt, përveç Juventus-it, edhe Napoli mund të ketë probleme në të ardhmen për sa i përket fitimeve fiktive në bilanc, çështje për të cilën Juventus është penalizuar me 15 pikë në renditje.

Sipas La Repubblica, shumë shpjet prokurori i Federatës, Giuseppe Chinè, do t’i kërkojë Prokurorisë së Napolit aktet e hetimi mbi bilancin e falsifikuar që ka lidhje me presidentin De Laurentiis dhe transferimin e Osimhen nga Lille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here