BOMBË: Mourinho dhe Dybala largohen nga Roma, zbulohet skuadra e re…

Jose Mourinho dhe Paulo Dybala sëbashku te skuadra e re.

Jose Mourinho është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pas spekulimeve se do të largohet nga Roma në fund të sezonit.

Special One ishte i lidhur me kombëtaren e Portugalisë, por portugezi ka vendosur që të qëndrojë në Olimpico deri në fund të sezonit.

Roma është në pozitën e 5-të në Serie A me 37 pikë të arkëtuara pas 19-të xhirove të luajtura, 1 pikë më pak se Milani në vend të dytë.

Gjasat që Giallorosët të kualifikohen në Champions League janë të mëdha, por Mourinho në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Roma.

Mediat angleze kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Jose Mourinho në verë mund të rikthehet te Chelsea.

Blutë e Londrës janë në krizë rezultatesh dhe drejtuesit synojnë rikthimin e Mourinhos në Stamford Bridge.

Në rast se Mourinho merr drejtimin e Chelsea, përforcimi i tij i parë do të jetë Paulo Dybala.

Dybala po shkëlqen me Romën këtë sezon duke realizuar 10 gola dhe 5 asistime në 17 ndeshje.

Vlera aktuale e Dybalas në treg është 30 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Londinezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here