Lajm i bujshëm nga Italia, Kalidou Koulibaly rikthehet në Serie A.
Qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly bëri bujë verën e kaluar kur vendosi që të transferohet te Chelsea, pas 8 sezoneve me fanellën e Napolit.
Blutë e Londrës e blenë kartonin e Koulibalyt për 38 milionë euro, por 31-vjeçari nuk po arrin të ambientohet në Stamford Bridge.
Koulibaly pritet të largohet në verë nga Chelsea, pas prurjeve të reja në skuadër dhe Blutë e Londrës ia kanë ofruar shërbimet e senegalezit gjigantit italian.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Chelsea ia ka ofruar kartonin e Koulibalyt, Interit.
Neroaxurët janë të hapur për huazimin e Koulibalyt me opsion blerjeje, pasiqë senegalezi do të ishte zëvendësuesi ideal i Skriniar.