Punë e kryer, Emiliano Martinez te gjiganti italian.
Portieri i Aston Villa-s, Emiliano Martinez ishte njëri nga protagonistët kryesorë në Botërorin e Katarit.
Martinez shkëlqeu në Botëror me paraqitjet e tij duke u shpallur edhe portieri më i mirë, ndërsa sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.
Calcio Mercato, shkruan se Martinez do të largohet në verë nga Aston Villa dhe argjentinasi ka arritur marrëveshjen me klubin e tij të ri.
Sipas Calcio Mercato, Emiliano Martinez ka arritur marrëveshje verbale me drejtuesit e Juventusit.
Biankonerët e kanë piketuar argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Wojciech Szczesny-t dhe janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro.