E fundit: Lazio njofton gjendjen shëndetësore të Ciro Immobiles

Kapiteni i Lazios, Ciro Immobile, është përfshirë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm në Romë.

Sipas asaj që mësohet, makina me të cilën ai udhëtonte është përplasur me një tramvaj Atac. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Piazza Cinque Giornate rreth orës 8:30. Futbollisti nuk do të ishte lënduar rende edhe pse goditja ishte e fortë.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim. Sipas një rikonstruksioni të parë, tramvaji i linjës 19 ka goditur fuoristradën me të cilën po udhëtonte futbollisti, duke shkatërruar plotësisht pjesën e përparme dhe është dëmtuar edhe mjeti Atac. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe efektivët e policisë lokale, përveç efektivëve 118.

Vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës. Sakaq, ka ardhur edhe komunikata e Lazios per gjendjen e futbollistit: “Stafi mjekësor i S.S. Lazio bën me dije se sot, pas një aksidenti rrugor, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me shtrembërim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë në brinjën e djathtë”. Kështu klubi biancoceleste ka njoftuar tifozët për gjendjen e lojtarit, viktimë e një aksidenti të rëndë me një tramvaj në Romë.

“Kushtet janë të mira për momentin. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here