Shkëmbim spektakolar: Hojlund bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit te Atalanta

Shkëmbim spektakolar, Rasmus Hojlund transferohet te Milani.

Rasmus Hojlund është zbulimi i madh i Atalantës këtë sezon. Sulmuesi danez ka realizuar 19 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Hojlund ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian dhe sipas raportimeve të fundit danezi mund ta vesh në verë fanellën e Milanit.

E përditshmja italiane, Libero, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Atalanta mund të shkëmbejnë yjet e tyre.

Sipas Libero, Milan do t’ia ofrojë Atalantës kartonin e Charles De Ketelaere dhe 30 milionë euro në këmbim të Hojlund.

Atalanta ka shfaqur interesim për mesfushorin belg dhe drejtuesit në Bergamo nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here