Derbi në merkato i takon Milanit: Qendërsulmuesi bëhet Rosoner për €30m

Ditët e fundit Milano është veshur për festë, me triumfet europiane të Milan-it dhe Inter-it.

Nga njëra anë, arritja e lojtarëve të Pioli-t ndaj Napoli-t që i dha Djallit gjysmëfinalen pas 16 vitesh.

Nga ana tjetër, Inter-i, që pas suksesit të ndeshjes së parë në Portugali, e mbylli ndeshjen në San Siro me Benfica-n me një rezultat të çmuar 3-3, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Një përplasje mes kushërinjve, që do t’i garantojë Italisë zbarkimin e një skuadre të Serisë A në finale. Nuk ka ndodhur prej shumë kohësh dhe tani dy klubet po numërojnë ditët para se të dalin në fushë dhe të luftojnë për të siguruar një biletë në finalen e Stambollit më 10 qershor.

Megjithatë, mbetet një sezon i cili, veçanërisht në kampionat, mund dhe duhet të thotë ende shumë për milanezët. Anulimi i dënimit prej 15 pikësh ndaj Juventus-it i ka ‘përzënë’ tani kuqezinjtë dhe zikaltrit që janë në vendin e pestë dhe të gjashtë dhe jashtë kualifikimit për në Champions League.

Por mendimet e Milanit dhe Interit duken shumë përpara, për atë që me siguri do të jetë një sesion i vrullshëm i merkatos së verës për dy klubet. Synimi, duket qartë, do të jetë që të forcohen për të tentuar që në gusht të thyejnë dominimin e Napoli-t, i cili brenda pak javësh do të festojë zyrtarisht titullin e tretë në historinë e klubit.

Dhe një nga nevojat e Pioli-t dhe Inzaghi-t sigurisht që mbetet ardhja e të paktën një përforcimi me peshë për sulmin. Një nga emrat që Inter-i ka ndjekur prej pak kohësh është ai i Lois Openda, një xhevahir i Lens që po bën gjëra të pabesueshme në Ligue 1.

23-vjeçari belg mbërriti nga Club Brugge verën e kaluar për pak më pak se 10 milionë euro. Openda ka koleksionuar 15 gola dhe 2 asiste në 35 paraqitje mes kampionatit dhe Kupës së Francës.

Një lojtar i shpejtë dhe shumë teknik, ai tashmë ka treguar një nuhatje të madhe për gola dhe zikaltrit e kanë vënë në shënjestër. Por duhet të bëjnë kujdes nga Milan-i, që do të duhet të bëjë më shumë se një ndërhyrje për sulmin.

Ibrahimovic mund të tërhiqet në fund të sezonit ndërsa Origi nuk ka pasur ndonjë ndikim. Kuqezinjtë zakonisht tërheqin nga futbolli francez dhe Openda mund të jetë vetëm i fundit nga talentet që drejtuesit e Milan-it do të përpiqen të sjellin në Milanello, duke djegur konkurrencën e rivalëve rivalët e tyre.

Openda, me kontratë deri në vitin 2027, do të mbështeste Giroud gjatë vitit të ardhshëm. Kostoja e operacionit: jo më pak se 30 milionë euro, një sakrificë e nevojshme për t’i dhënë Piolit një nga talentet më interesantë në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here