Milani mban frymën për Leaon në kuadër të derbit kundër Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në “San Siro”.
Sulmuesi portugez u detyrua të largohej nga fusha pas 11 minutave lojë në ndeshjen e kampionatit kundër Lazios.
Pas dueli me Marusic, portugezi ndaloi, u përpoq të qëndronte në fushë por menjëherë kuptoi se nuk mund të vazhdonte më dhe kërkoi ndërrimin.
Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për një problem me aduktorin. Në pritje të ekzaminimeve më të thelluara, trajneri Pioli u përpoq të qetësonte situatën:
“Më tha se u ndal në kohë, nuk duket një gjë e rëndë. Sigurisht që Leao është një lojtar thelbësor, por ne mund të bëjmë shumë mirë edhe pa të.
Rafaeli ishte i qetë, ai kishte lodhje, por ne do të kuptojmë diçka në ditët në vijim. Nuk duhet të jetë një gjë serioze.”