Milan bën goditjen e parë në merkato, Rosonerët sigurojnë përforcimin e madh

Marrëveshja është arritur, Milan siguron përforcimin e madh.

Milan është shumë pranë realizimit të goditjes së parë në merkato, një goditje që do të vijë për të përforcuar vijën e sulmit.

Drejtuesit e Rosonerëve kanë mbyllur një takim në seli me agjentin e Marcus Thuram, 25-vjeçari i gjatë 192 centimetra që pritet të jetë qendërsulmuesi i ri i skuadrës.

Thuram realizoi 16 gola dhe 7 asistime në 32 ndeshje të luajtura sezonin e shkuar, ndërsa me Milanin do të firmos kontratë 5-vjeçare.

Sipas gazetarit italian Matteo Moretto, marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here