Inter nuk ka të ndalur: Pas Thuram, zikaltrit transferojnë një tjetër super yll

Neroaxurët nuk kanë të ndalur.

Ditën e djeshme gazetari i njohur Fabrizio Romano lëshoi një lajm bombastik duke shkruar se Marcus Thuram ka vendosur që të transferohet te Interi.

Sulmuesi francez ishte pranë transferimit te Milani, por në momentet e fundit ka ndërruar mendje dhe ka vendosur që t’i bashkohet Neroaxurëve.

Por zikaltrit nuk ndalen me kaq, pasiqë po punojnë për goditjen e rradhës në sulm pas largimit të Edin Dzekos dhe Romelu Lukakut.

Sipas Calcio Mercato, Marotta dhe Ausilio po punojnë për afrimin e Mateo Reteguit.

Drejtuesit e klubit zikaltër janë duke biseduar si me kolegët e tyre të Tigre ashtu dhe ata të Boca, për të siguruar transferimin e lojtarit në Itali.

Kostoja e lojtarit varion në 25-30 milionë euro, një shumë që Inter është gati ta paguajë plotësisht.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here