Lajm bombastik nga Italia, Joao Cancelo rikthehet në Serie A.
Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo bëri bujë të madhe në merkaton e janarit, kur u largua nga Manchester City, pas problemve me Guardiolën.
Cancelo iu bashkua Bayernit në formë huazimi, por gjërat për portugezin nuk kanë ecur mirë as në Allianz Arena.
Mbrojtësi portugez nuk ka bindur drejtuesit e Bayernit me paraqitjet e tij dhe Bavarezët nuk e kanë aktivizuar opsionin e blerjes.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian.
Sipas Calcio Mercato, Inter dhe Juventus synojnë afrimin e Joao Cancelos gjatë kësaj vere.
Inter do të tentojë huazimin e Cancelos me opsion blerjeje, ndërsa Biankonerët janë të gatshëm ta blejnë kartonin e portugezit në rast se Chiesa dhe Vlahovic largohen.