Marrëveshja është arritur, Milan transferon bomberin e ri

Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët transferojnë bomberin e ri.

Transferimi i sulmuesit spanjoll Alvaro Morata te Milan gjithnjë e më shumë po bëhet realitet, pasi vetë lojtari ka shfaqur dëshirën e tij për të lënë Atletico Madrid dhe të luajë për kuqezinjtë.

Për Milan, 31-vjeçari është profili i duhur, një sulmues që di të shënojë dhe që ka përvojën e duhur si në Serie A ashtu dhe në Europë.

Morata garanton gjithnjë 10-15 gola në sezon, di të punojë për skuadrën dhe mbi të gjitha ka bashkëshorten italiane, e cila dëshiron të jetojë në vendlindje.

Morata ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Atletico Madrid, nga e cila përfiton 6.5 milionë euro në sezon.

Spanjolli ka arritur marrëveshje verbale me Rosonerët duke pranuar një pagë prej 5 milionë eurove në sezon.

Por, ai pret që kontrata të jetë 4-vjeçare, deri në vitin 2027, çka do t’i garantonte vijueshmëri me kuqezinjtë.

Te Milan janë gati, ndaj dhe kanë nisur prej kohësh bisedimet, që duket se janë drejt fundit.

Morata ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh për t’u larguar, por marrëveshja mund të arrihet për 12 milionë euro, çka do të kënaqte të gjithë.

Problemi i vetëm për Milan është konkurrenca, pasi sulmuesin e dëshirojnë edhe Juvetus e Roma, pa harruar edhe arabët e Al Ettifaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here