Shkëmbimi i merkatos së verës, Lukaku te rivalët e Interit

Shkëmbim spektakolar, Lukaku te rivalët e Interit.

E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” befason me lajmin se skuadra e Chelsea ka ofruar sulmuesin belg Romelu Lukaku si pjesë e marrëveshjes për të sjellë në Londër serbin Dusan Vlahovic.

Skuadra e Chelsea ka kohë që ëndërron Vlahovic, për të cilin Juventus kërkon rreth 90 milionë euro.

Në këtë mënyrë, për të zbutur sadopak këtë shifër, londinezët ofrojnë në shkëmbim Lukaku si dhe parà.

Chelsea e vlerëson kartonin e Lukaku rreth 40 milionë euro, ndërkohë që është gati të paguajë rreth 50 milionë të tjera për të siguruar shërbimet e Vlahovic.

Kjo ofertë tundon disi bardhezinjtë, por ai që do të marrë vendimin përfundimtar është vetë Lukaku.

Sulmuesi belg ka kërkuar leje nga klubi i Chelsea deri ditën e hënë që të zgjidhë të ardhmen e tij, pasi synon të rikthehet tek Interi. Lukaku ka deklaruar se nuk dëshiron të luajë për Juventus.

Për momentin situata është e paqartë, pasi Inter ka ofruar vetëm 30 milionë për belgun, ndërkohë që Chelsea kërkon edhe 10 milionë më shumë.

Ndërkohë që, për Vlahovic është interesuar orët e fundit PSG, gati të plotësojë kërkesat e bardhezinjve, duke bërë që oferta e Chelsea për shkëmbim lojtarësh të dështojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here