E fundit, Inter merr vendim për Lukakun

Telenovela Inter-Lukaku nuk do të ketë një fund të lumtur.

Të paktën kështu raporton Sky Sport, e cila tregon se zikaltrit janë tërhequr totalisht nga gara për sulmuesin belg.

Sipas asaj që njofton prestigjiozja italiane, drejtuesit zikaltër i kanë bërë me dije Chelseat se oferta për të cilën kishin rënë dakord që Lukaku të transferohej tek Interi nuk është më e vlefshme.

E gjitha vjen për shkak se Lukaku i cili nuk po i hapte telefonin drejtuesve zikaltër për të finalizuar marrëveshjen, ishte në pritje të Juventusit.

Kaq ka mjaftuar që Piero Ausilio dhe Beppe Marotta të tërbohen dhe të zhgënjehen nga sjellja e lojtarit që e dëshironin me shumë ngulm.

Një prapaskenë merkatoje lidhet me faktin që Lukaku ka telefonuar në mbrëmje Ausilion për t’i treguar qëndrimin e tij, por kohë për të folur nuk kishte.

Ai është përballur menjëherë me një gjuhë të ashpër të Ausilios i cili i tregoi se tashmë zgjedhja për t’u tërhequr nga gara nuk ka të bëjë më me financat, as me ato tekniko-taktike, por me mungesën e respektit që Lukaku ka treguar për ngjyrat zikaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here