Scudetto do të rikthehet në Milano: Ja si pritet të luajë Interi në sezonin e ri

Sezoni 2022-2023 përfundoi me zhgënjimin e humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, por edhe me krenarinë e një ndeshjeje të luajtur praktikisht në të njëjtin nivel me skuadrën e Pep Guardiolës.

Megjithatë, objektivi i madh i sezonit të ri, siç deklaroi hapur Simone Inzaghi (në vitin e tij të tretë në pankinën e zikaltërve), është “Scudetto”, i vetmi titull italian që nuk e ka fituar ende. Por si po ndryshon Interi? Cili do të jetë formacioni tipik në sezonin 2023-2024?

MODULI I INTERIT TË RI
Që kur mori detyrën si trajner i Interit në verën e vitit 2021, Simone Inzaghi në fakt e ka rreshtuar gjithmonë ekipin me 3-5-2 klasik, që ka qenë “marka” e tij nga ditët te Lazio. Goditje e madhe në krahë, futje e vazhdueshme e dy mesfushorëve dhe vertikalizime të shpejta për të kërkuar dy sulmuesit. Asgjë në këtë kuptim nuk duhet të ndryshojë edhe në sezonin 2023-2024. Ndonëse me variacione të ndryshme në interpretues, duke filluar nga portieri.

YANN SOMMER?
Onana u transferua te Manchester United për 55 milionë euro, duke përfshirë bonuset. Porta e Interit duhet t’i besohet ekspertit Yann Sommer (35 vjeç në dhjetor), pjesë e Bayern Munich.

Pas zviceranit, përveç Di Gennaro së rikthyer, duhet të jetë një profil më i ri, i aftë për ta zëvendësuar titullarin nëse është e nevojshme. Objektivi, siç dihet, është Trubin i Shaktharit, por nuk përjashtohen edhe zgjidhjet surprizë.

MATTEO DARMIAN
Tashmë një startues “de facto” sezonin e kaluar për shkak të ndalimit të gjatë të Milan Skriniar. Ish-lojtari i Manchester United ka fituar besimin e të gjithë mjedisit në fushë. I ardhur si alternativë e mundshme ndaj Dumfries në krahun e djathtë, Darmian u përdor në treshen e pasme me rezultate të shkëlqyera. Aq sa sot, pas lamtumirës së Skriniar, ai është mbajtës i rolit.

FRANCESCO ACERBI
Ai gjithashtu kishte mbërritur në Milano mes skepticizmit të përgjithshëm për shkak të moshës së shtyrë dhe besimit të supozuar të tij kuqezi. Në fushë, megjithatë, Acerbi ishte një element kryesor i Interit, duke “vjedhur” vendin nga De Vrij dhe merituar blerjen nga Lazio. Besnik i Simone Inzaghit, trajneri është gati t’i besojë atij çelësat e mbrojtjes së zikaltërve edhe sezonin e ri.

ALESSANDRO BASTONI
I kërkuar në treg nga shumë evropianë të mëdhenj, ai ka vendosur të rinovojë kontratën me Interin. Bastoni ka qenë një element kryesor qysh nga vitet e Conte trajner. Krahu i majtë i pazëvendësueshëm i tre mbrojtësve zikaltër, Bastoni është ende vetëm 24 vjeç dhe përfaqëson të tashmen, por edhe të ardhmen e klubit. Përveçse është një nga idhujt e padiskutueshëm të Interit.

DENZEL DUMFRIES
Në fund të sezonit të kaluar dukej se ishte ndër lojtarët e sakrifikuar për të rregulluar bilancet financiare të klubit, por në fund holandezi qëndroi në Milano. Dhe luajti si titullar. Në fakt, Dumfries përfundimisht do të konfirmohet në mbrojtje, ndërsa Cuadrado, pothuajse me siguri do të pretendojë për një fanellë titullari në atë rol, teksa do të arrijë falas, pas përfundimit të aventurës së tij me Juventusin. Autor i interpretimeve të shkëlqyera në të kaluarën e afërt, por edhe i gabimeve mjaft të bujshme, Dumfries është thirrur për një vazhdimësi më të madhe.

NICOLÒ BARELLA
Vetëm hipoteza e transferimit të tij te Newcastle, një thashethem që qarkulloi në fillim të verës, kishte vënë në turbullirë tifozët zikaltër, të cilët tashmë e kanë “adoptuar” këtë djalë të talentuar të Sardenjës. I përhershëm në mes të fushës, titullar i padiskutueshëm, Barella është bërë shpirti i Interit në vetëm pak vite. Shumë i mirë edhe në fazën finalizuese, Barella është i pazëvendësueshëm tek Interi, me të vërtetë.

HAKAN CALHANOGLU
Pas transferimit të Marcelo Brozovic tek Al-Nassr, patjetër do të jetë radha e turkut për të marrë drejtimin e “regjisë” së Interit. I testuar tashmë në rol nga Simone Inzaghi sezonin e kaluar, pikërisht për shkak të problemeve të shumta fizike të kroatit, Calhanoglu bëri mjaft mirë për t’i bindur zikaltrit që të “vënë bast” për të edhe në të ardhmen. Alternativa e parë për ish-lojtarin e Milanit do të jetë i riu Kristjan Asllani, i thirrur për më shumë kohë aktivizimi se sa në sezonin e tij të parë zikaltër.

DAVID FRATTESI
“Grushti” i madh i merkatos së zikaltërve, i ndjekur nga të gjithë emrat e mëdhenj të Serie A, Davide Frattesi zgjodhi përfundimisht Interin. Ai vjen nga Sassuolo dhe do të jetë menjëherë titullar i rregullt në skuadrën e Simone Inzaghit, në të cilin ndoshta do t’i vjedhë vendin Mkhitaryan-it më me përvojë në rolin e mesfushorit të majtë. I zoti në futje, i rrezikshëm në zonën e portës, me Barellën do të jetë një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.

FEDERICO DIMARCO
Zemra zikaltër, ai ishte kthyer në Milano si alternativë ndaj shumë titullarit Gosens, por në një kohë të shkurtër arriti të ngjitej në hierarki duke pushtuar edhe një vend të përhershëm në kombëtare.

Dimarco është një nga anësorët e majtë më të njohur sot në Evropë, por Interi padyshim e mban atë afër. Vendi në krahun e majtë tani është përfundimisht i tij, aq sa Gosens mund të kthehet së shpejti në Gjermani.

MARCUS THURAM
Interi e mori atë nga konkurrenca me Milanin për të zëvendësuar Dzekon, i cili u largua nga zikaltrit për në Turqi. E gjitha pa kosto. Por, pas thyerjes së bujshme me Lukakun, në pritje për të kuptuar se kush do të vijë nga merkatoja, Thuram jr rrezikon seriozisht ta fillojë sezonin si titullar, përkrah Lautaro në sulm.

LAUTARO MARTINEZ
Në një sulm të destinuar të ndryshojë thellësisht në krahasim me sezonin e kaluar, pika fikse, njeriu rreth të cilit mund të rindërtohet gjithë reparti sulmues, është gjithmonë ai: Lautaro Martinez.

Pika e nisjes për argjentinasin, i “diplomuar” edhe kampion bote me kombëtaren e tij, janë 28 golat e shënuar në sezonin 2022-2023. Bomberi dhe kapiteni i ardhshëm i Interit të Simone Inzaghit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here