Leon Goretzka te gjiganti italian.
Mesfushori gjerman, Leon Goretzka, është pranë largimit nga Bayerni i Mynihut, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Thomas Tuchel për sezonin e ri.
Goretzka ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2026, ndërsa sezonin e shkuar realizoi 6 gola dhe 6 asistime në 40 ndeshje të luajtura.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Goretzka mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon afrimin e 28-vjeçarit.
Sipas Calcio Mercato, Juventus e ka piketuar Goretzkan si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.
Për kartonin e Goretzkas, Bayerni kërkon 40 milionë euro, shifër të cilën Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë nëse largohet Paul Pogba.