Neroaxurët kanë gati goditjen e gjashtë në merkato.
Pas përforcimeve si Marcus Thuram, Yann Bisseck, Davide Frattesi, Juan Cuadrado dhe Lazar Samardzic, Inter nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Simone Inzaghit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.
Neroaxurët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, pas largimit të Milan Skriniar dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit e kanë gjetur zëvendësuesin në Premier League.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e qendërmbrojtësit japonez, Takehiro Tomiayu.
Tomiyasu u transferua nga Bologna te Arsenali verën e shkuar për 18 milionë euro, por nuk arriti të bind Artetan me paraqitjet e tij dhe Topçinjtë janë të hapur për shitjen e 24-vjeçarit këtë verë.
Calcio Mercato, shkruan se Inter do të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e japonezit, shifër të cilën Arsenali pritet ta pranojë.