BOMBË: Inter transferon yllin e Bayernit për €40M

Inter ka gati goditjen e madhe në merkato.

Pas përforcimeve si Marcus Thuram, Yann Bisseck, Davide Frattesi dhe Juan Cuadrado, Inter nuk do të ndalet me kaq.

Në organikën e Simone Inzaghit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.

Neroaxurët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, pas largimit të Milan Skriniar dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit e kanë gjetur zëvendësuesin në Bundesligë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter ka nisur sulmin për  transferimin e Benjamin Pavard nga Bayerni.

Pavard ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024 dhe Bavarezët kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

Zikaltrit janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë, pasiqë nuk do të shpenzojnë para për transferimin e një mesfushori, pas dështimit për blerjen e Samardzic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here