Dzeko lë Romën për rivalin e saj!

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko duket se po kalon javët e fundit skuadra e Romës pasi për të po përgatitet një ofertë nga skuadra e Interit.

Conte dhe Marotta kanë identifikuar atë si objektiv në merkaton e janarit mirëpo më parë duhet të arrihet shitja e sulmuesit danez, Christian Eriksen.

Tuttosport bëri të ditur që Dzeko edhe verën që lamë pas ishte një objektiv për skuadrën Neroazzure mirëpo këta të fundit nuk arritë ta transferonin atë.

Situatë qëndron kështu: Inter duhet që të shesë më parë danezin Christian Eriksen ku nga kjo shitje Inter do të kishte gati shifrën për blerjen e tij pasi që për pagën nuk është problem pasi marrin pothuajse të njëjtën pagë me Eriksen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here