Amrabat mbetet në Serie A.
Mesfushori maroken, Sofyan Amrabat është njëri nga lojtarët më të përfolur këtë merkato, pasiqë është i lidhur me një largim nga Fiorentina.
Marokenit i skadon kontrata me Fiorentinën verën e ardhshme dhe kjo merkato është mundësia e fundit e Violës për të përfituar para nga largimi i tij.
Amrabat ishte i lidhur me Barcelonën, Manchester United dhe Juventus ndërsa së fundmi në garë për të është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Napoli synon transferimin e Amrabat.
Pas dështimit për të transferuar Gabriel Veiga, Napoletanët kanë kthyer vëmendjen kah Amrabat dhe kanë kontaktuar Fiorentën për transferimin e 27-vjeçarit.
Fiorentina kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë marokenin, shifër të cilën Napoletanët janë të gatshëm ta paguajn.