Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Inter është skuadra më aktive gjatë kësaj merkatoje duke kryer plot nëntë përforcime, ndërsa së shpejti pritet edhe përforcimi i dhjetë, Benjamin Pavard.
Arkitekti i Interit të ri, Beppe Marotta edhe këtë verë arriti të sigurojë transferime me kosto zero si Thuram, Cuadrado dhe Alexis Sanchez, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar bombën për merkaton e verës së vitit 2024.
Sipas Calcio Mercato, Marotta verën e ardhshme synon ta sjell te Interi mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.
Francezi ishte pranë largimit nga Zonja e Vjetër gjatë kësaj vere, por në fund vendosi që ta rinovojë kontratën edhe për një vit.
Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe do të hidhet në sulm që në merkaton e janarit për të firmosur para kontratë, në mënyrë që francezi t’i bashkohet zikaltërve verën e ardhshme me parametra zero.