Nuk i dha penallti Bolonjës, Komisioni i Gjyqtarëve merr vendimin për Marco Di Bellon

Ngjarjet e ndeshjes mes Juventusit dhe Bolonjës, më saktësisht një penallti që iu mohua skuadrës mike për një faull në zonë të Iling ndaj Ndoje, kanë sjellë pasojat e para për gjyqtarët e ndeshjes.

Dizenjatori Xhanluka Roki, sipas mediave italiane, ka marre vendimin drastik për gjyqtarin Marko Di Belo.

Gabimi i kryesorit në fushën e lojës, është vijuar më pas edhe nga salla e VAR, ku ishte Françesko Furno. Ky i fundit duhej të kishte evidentuar gabimin e kryesorit, por nuk e ftoi këtë të fundit që të rishikonte pamjet në monitor.

“Penalltia që nuk u dha për Bolonjën dje për faullin e juventinit Iling ndaj Ndoje është një gabim i dukshëm, fillimisht i gjyqtarit dhe më pas të dy njerëzve në sallën e VAR-it. Gabimi është i qartë”, kishin theksuar sot për “ANSA” burime pranë Komisionit të Gjyqtarëve në Itali.

Tashmë ka ardhur edhe vendimi, me Di Belo dhe Furno të cilët janë të pezulluar si fillim për këtë javë, në pritje të masave të tjera që mund të zgjatin periudhën e tyre larg fushave të lojës, pas polemikave që shpërthyen që në javën e dytë të Serisë A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here