E kërkon Bayerni, Milan i vendos çmimin Kalulu-s

Milan i vendos çmimin Maignan pas interesimit nga Bayerni.

Mbrojtësi francez, Pierre Kalulu është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pas zërave se Bayerni dëshiron shërbimet e tij.

Kalulu u transferua te Milani në vitin 2020 për 1.3 milionë euro dhe me Rosonerët arriti ta fitojë Scudetton.

Këtë sezon Kalulu ka rënë në plan të dytë, pasiqë Pioli preferon të aktivizojë Thiaw-Calabria dhe Bayerni e ka piketuar francezin si zëvendësuesin ideal të Pavard.

Sipas Calcio Mercato, Milan preferon ta mbajë Kalulun në skuadër, por në rast se 23-vjeçari kërkon largimin, atëherë Rosonerët i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here