Samir Handanovic mbetet në Serie A.
Ish-portieri i Interit, Samir Handanovic, u largua nga Meazza pas 11 sezoneve me fanellën e zikaltërve.
Portieri 39-vjeçar nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe sipas raportimeve të fundit slloveni është pranë transferimit tek një tjetër gjigant italian.
Sipas Calcio Mercato, Roma ka nisur bisedimet me agjentin e Handanovic dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.
Mourinho nuk është i kënaqur me paraqitjet e Rui Patricios në dy ndeshjet e para këtë sezon dhe ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e Handanovic për ta rritur konkurencën në skuadër.