Marrëveshja është arritur, Milan me bomber të ri.
Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar plotë 9-të përforcime, ndërsa goditja e 10-të do të jetë një qendërsulmues.
Pas dështimit për të afruar Mehdi Taremin nga Porto, Milan ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Sevilla, Rafa Mir.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për huazimin e Rafa Mir me opsion blerjeje prej 15 milionë eurove.
Mir realizoi 8 gola sezonin e shkuar në 36 ndeshje, ndërsa në sezonin e ri ka realizuar 1 gol në tre ndeshje të luajtura.