Maignan vendos një rekord në ndeshjen Roma-Milan.
Milan e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri duke triumfuar në tre xhirot e para. Pas fitoreve me Bolonjën dhe Torinos, Rosonerët triumfuan mbrëmë edhe ndaj Romës.
Skuadra e Piolit e dominoi ndeshjen dhe për këtë flet edhe rekordi personal i vendosur nga Mike Maignan.
Maignan mbrëmë nuk e ka prekur asnjëherë topin me duart e tij gjatë 45 minutave të para.
Corriere dello Sport, shkruan se ky është një detaj interesant, duke pasur parasysh faktin se mbrëmë ishte një ndeshje derbi.
Përveç dominimit në repartin e sulmit, Milan po tregon këtë sezon se ka edhe një super mbrojtje edhe përkundër dy golave të pranuar nga tre ndeshjet e para.