Një gjigant italian është në top 10-shen e klubeve që kanë shpenzuar më shumë para që nga viti 2014.
Qendra Internacionale për Studime të Sportit ka analizuar bilancet financiare të klubeve për periudhën pas Covidit.
Që nga vera e vitit 2020 Inter ka një bilanc pozitiv prej 136 milionë eurove, ndërsa Milan dhe Juventus janë kanë bilanc negativ prej -146 milionë eurove rrespektivisht -149 milionë eurove.
Zikaltërit kanë korrur sukses më të madh në fushë pas periudhës së Covidit duke fituar trofe në Itali dhe duke arritur në finalen e Championsit.
Që nga sezoni 2020/21, Neroaxurët kanë arkëtuar 256 pikë, 12 më tepër se Milani (244) dhe 29 më tepër se Juventusi (227).
Në tre vitet e fundit Inter ka fituar pesë trofe (një Scudetto, dy Coppa Italia dhe dy Superkupa), Biankonerët dy trofe (Coppa Italia dhe Superkupën) ndërsa Milan një trofe (Scudetto).