Arrihet marrëveshja: Koopmeiners në janar tek gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italian, Teun Koopmeiners transferohet tek gjiganti italian.

Mesfushori i Atalantës, Teun Koopmeiners ishte njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë merkatos së verës.

Holandezi sezonin e shkuar realizoi 10 gola dhe 4 asistime, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Juventus, Inter dhe Napoli.

Sipas raportimeve të fundit, Koopmeiners në janar do të largohet nga Atalanta për tiu bashkuar gjigantit italian.

Koopmeiners ka arritur marrëveshje personale me Interin dhe në janar zikaltërit do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Për kartonin e Koopmeiners, Inter do të duhet të paguaj 40 milionë euro dhe Neroaxurët po fillojnë të përgatisin planin e sulmit për merkaton e janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here