Frederic Massara gati për aventurën e rradhës.
Ish-drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara u largua nga Rosonerët pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.
Massara u emërua drejtor sportiv te Milani në vitin 2019 dhe sëbashku me Maldinin arritën që ta rikthejnë skuadrën në majat e futbollit italian duke e fituar Scudetton.
Përveç suksesit në Serie A, Milan sezonin e shkuar arriti në gjysmëfinalet e Champions League.
Tani 54-vjeçari është i gatshëm për aventurën e rradhës dhe sipas Calcio Mercato, Massara është pranë emërimit si drejtor sportiv te Roma.
Giallorosët janë të gatshëm t’ia besojnë Massaras rrolin e drejtorit sportiv, pasiqë ka krisje në raportet me Tiago Pinton.