BOMBË: Zbulohet goditja e madhe e pronarëve të rinj te Interi

Lajm bombastik, zbulohet goditja e parë 80 milionëshe e pronarëve të rinj.

Ditën e djeshme mediat italiane, lëshuan një lajm bombastik duke raportuar se Familja Zhang ka vendosur që ta shes Interin.

Sipas Tuttosport dhe Corriere dello Sport, një fond i paidentifikuar nga Lindja e Mesme janë gati të blejnë Nerazzurrët me kushtet e vendosura nga pronarët aktualë, të cilët duan mbi 1 miliard euro për klubin.

Bisedimet mes palëve po përparojnë mirë dhe marrëveshja mund të arrihet në javët dhe muajt e ardhshëm.

Calciomercato, ka shkuar më tutje duke zbuluar goditjen e parë e drejtuesve të rinj të Interit.

Sipas Calciomercato, goditja e parë e pronarëve të rinj do të jetë rikthimi i Achraf Hakimit në Meazza.

Hakimi u largua nga Interi në verën e vitit 2021 për t’iu bashkuar PSG për 60 milionë euro.

Mbrojtësi maroken vazhdon të mbetet në zemrat e tifozëve zikaltër dhe ai vet madje dëshiron rikthimin në Milano.

Hakimi ka kontratë me PSG deri në vitin 2026 dhe për rikthimin e tij drejtuesit e rinj do të ofrojnë 70-80 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here