Napoli ka lëshuar një komunikatë zyrtare për çështjen Victor Osimhen.
Napoli ka lëshuar një komunikatë zyrtare pasi agjenti i lojtarit reagoi ashpër në lidhje me videot që Napoli kishte publikuar në “Tik Tok” duke ironizuar Osimhen, teksa kërcënoi me hedhjen e klubit në gjyq.
Klubi italian në rrjetet sociale shpërndau një video ku ironizohej me Osimhen, i cili humbi penalltinë ndaj Bolonjës fundjavën e kaluar.
Napoli më pas e fshiu videon, por agjenti i Osimhen, Roberto Calenda, kërcënoi klubin se mund ta hedh në gjyq.
Kampionët aktual kanë thyer heshtjen duke lëshuar një komunikatë zyrtare:
“Napoli, për të shmangur çdo keqpërdorim mbi këtë temë, bën të ditur se nuk ka pasur kurrë qëllim të ofendojë apo të tallet me Victor Osimhen, asetin e çmuar të klubit.
“Për ta demonstruar këtë, gjatë verës, klubi refuzoi me vendosshmëri çdo ofertë të marrë për shitjen e Osimhen.
“Është një përvojë e zakonshme që në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, të përdoret një gjuhë pak më ndryshe, pa pasur asnjë qëllim talljeje në rastin e Osimhenit.
“Nëse Victor e ka marrë si ofendim, ky nuk ka qenë qëllimi i klubit.”