Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Inter ishte skuadra më aktive gjatë merkatos së verës duke kryer plot 11-të përforcime.
Arkitekti i Interit të ri, Beppe Marotta edhe këtë verë arriti të sigurojë transferime me kosto zero si Thuram, Cuadrado dhe Alexis Sanchez, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar bombën për merkaton e verës së vitit 2024.
Sipas Calcio Mercato, Marotta verën e ardhshme synon ta sjell te Interi mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski.
Mesfushorit polak i skadon kontrata me Napoletanët në fund të sezonit dhe Inter synon transferimin e tij me kosto zero.
Zielinski ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon duke realizuar 3 gola dhe 3 asistime.