Kryevepër nga dyshja Furlani-Moncada: Milan transferon yllin e rivalëve me kosto zero

Lajm i bujshëm nga Italia, Milan transferon yllin e rivalëve.

Milan është rikthyer në krye të Serie A me dy pikë më tepër se Interi, pas fitores me Genoan në transfertë.

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Rosonerët janë në krye të Serie A, ndërsa drejtuesit  po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në janar dhe verën e ardhshme.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të rivalëve të tyre.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Romës, Leonardo Spinazzola, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Rosonerët janë në kërkim të një mbrojtësi dhe dyshja Furlani-Moncada e kanë piketuar Spinazzolën si përforcimin ideal.

Milan synon të arrijë marrëveshje me Spinazzolën që në merkaton e janarit, ndërsa 30-vjeçari do t’i bashkohej Rosonerëve verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here