Gjërat nuk po shkojnë mirë te Milani dhe përveç rezultateve, mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur mes lojtarëve kryesorë dhe trajnerit Pioli.
Pas humbjes me PSG-në ai pati një përplasje në distancë me kapitenin Calabria, ndërkohë që pas barazimit me Napolin ata që e kanë kundërshtuar publikisht kanë qenë dy sulmuesit kryesorë, Giroud dhe Leao.
Francezi replikoi në fushë dhe pasi u zëvendësua nuk shkoi t’i jepte as dorën, por u ul mbi një termus dhe e ndoqi ndeshjen i vetmuar.
Ndërkohë pak më vonë edhe Leao (siç tregon video) i ka kërkuar llogari për zëvendësimin.
👀 Leao questioning Pioli’s decision to take him off. Adli and Florenzi didn’t manage to calm him down.
— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 30, 2023
Situatë goxha e tensionuar në kampin kuqezi dhe ndoshta për këtë arsye klubi po mendon të rikthejë Ibrën, por këtë herë si ndihmës të Piolit dhe në rolin e menaxherit të skuadrës.