Barazimi 2-2 kundër Leçe-s, pasi skuadra ishte në avantazh 2-0, ka zemëruar tifozët e Milan-it, që kanë kërkuar një ballafaqim me ekipin në përfundim të ndeshjes.
Megjithatë, është paraqitur vetëm skuadra, me Stefano Pioli-n që ka preferuar të qëndrojë në mesfushë.
Teksa skuadra po i afrohej sektorit ku qëndronte tifozeria ultras e kuqezinjve për të pranuar kritikat e ashpra, trajneri në fillim është nisur drejt tifozëve dhe më pas ka ndryshuar mendje dhe është ndalur.
Nga aty, Pioli u ka kërkuar faljë tifozëve me një gjest të thjeshtë duke rritur kështu zemërimin e mbështetësve të Milan-it, të cilët donin ta kishin përballë tyre.
Një skenë që është kapur nga telekamerat e celularëve të tifozëve të pranishëm dhe që ka bërë xhiron e internetit duke përkeqësuar situatën për trajnerin.
Segnali di scuse da lontano per #Pioli che richiamato dai tifosi decide di non andare sotto al settore ospiti pic.twitter.com/3dvwTwa1Nj
— Milan Zone (@theMilanZone_) November 11, 2023